Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do të marrë emrin “Adem Demaçi”

Gazeta10
31 July 2024 - 13:40

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.

Sheshi që do të marrë emrin e Demaçit është ai përballë stacionit hekurudhor në Ferizaj.

“Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza” ka shkruar Aliu në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë:

“Ferizaj me sheshin “Adem Demaçi”

Kuvendi i Komunës miratoi sot propozimin tim, që një prej shesheve kryesore –

sheshi përballë Stacionit hekurudhor në Ferizaj, të mbaj emrin e simbolit të rezistencës kombëtare, Nderit të Kombit, “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi.

Në përvjetorin e amshimit të bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza.

Faleminderit anëtarëve të kuvendit për mbështetjen!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.