Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person deponon 11 mijë euro në një bankë në Prishtinë, 5 kartëmonedha nga 500 konfiskohen si të falsifikuara

Gazeta10
19 January 2024 - 8:58

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar dje në Prishtinës.

Siç mëson gazeta online Reporteri në filialin e bankës “Credins” në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë janë deponuar disa kartëmonedha 500 euroshe të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Klienti i kësaj banke ka deponuar gjithsej 11 mijë euro, prej të cilave 5 kartëmonedha prej 500 euro dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.Për rastin janë informuar njësia e krimeve ekonomike që pritet ta hetojnë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.