
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pojatë të Ferizajt, ku një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë