Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person gjendet pa shenja jete në Graçanicë, këto janë dyshimet e para

Gazeta10
19 November 2023 - 9:00

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Graçanicë, rreth orës 21:40.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, njofton policia.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.