Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person i arrestuar nën dyshimin për prodhim dhe shpërndarjes të produkteve të dëmshme mjekësore

Gazeta10
04 September 2023 - 11:12

Një person është arrestuar pasi dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi për media nga Policia e Kosovës, transmeton Gazeta10.

Sipas njoftimit, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit gjatë kontrollit ka hasur në një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë në formë të kontrabanduar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin ku rezulton se i njëjti në muajin mars të këtij viti kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.