Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një person u gjet i vdekur në një restorant në Malishevë

Gazeta10
20 Gusht 2025 - 8:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë.

Një person është gjetur pa shenja jete në një restorant atje.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi.

“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.

Aktualisht jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.