
Në Prishtinë është ngacmuar seksualisht një shtetase turke, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton gazeta10.
“Prishtinë 03.12.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër turke. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta10/