Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një takim që e priste gjatë: Lajçak e mirëpret Kamberin në Bruksel, flasin për pakicat

Gazeta10
05 April 2024 - 22:08

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur sot në takim, deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Lajçak përmes një postimi në X ka njoftuar se me Kamberin biseduan rreth të drejtave të njeriut si dhe trajtimin e pakicave që sipas tij janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me
Shaip Kamberi në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”,
 shkroi Lajçan në ‘X’.

Kujtojmë se Kamberi kishte kërkuar disa herë takim me Lajçakun që në fund e realizoi atë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.