Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një vajzë rrezikohet nga qentë endacak në Prishtinë

Gazeta10
22 February 2024 - 10:58

Problemi me qentë endacakë është mjaft shqetësuese për qytetarët të cilët mund të jenë cak i sulmit thuajse nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Një rast është raportuar të mërkurën tek faqja zyrtare ”Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në platformën X, në të cilën shihet një qytetare e frikësuar pasi disa qen endacakë tentuan ta sulmojnë atë.

Sipas faqes “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, rasti ka ndodhur tek lagja e Spitalit në Prishtinë.

Ndryshe, të mërkurën kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se problemi i  vazhdueshëm me qentë endacakë është shqetësuese për të gjitha komunat.

Ai tha se është propozuar që të ndërtohen disa strehimore për qentë endacakë, në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Kamenicës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.