Gazeta10

Një vit që nga emërimi i De Zerbit si trajner, Brighton po e ‘jeton’ ëndrrën

Brighton & Hove Albion është një nga skuadrat me futbollin më të bukur për sy në Angli, duke arritur rezultate të kënaqshme në vitin e fundit.

E meritor për këtë sukses të këtij klubi është padyshim trajneri italian, Roberto De Zerbi, i cili e ka transformuar skuadrën e Brighton në një skuadër të frikshme për t’u përballur.

Karrierën e tij si trajner, De Zerbi e nisi në Palermo më 6 shtator 2016, pjesë e së cilit ishte vetëm për 3 muaj, pasi pësoi shtatë humbje radhazi, duke mos arritur të ‘gëzojë’ asnjë pikë në shtëpi, e kësisoj u shkarkua në nëntor të vitit 2016.

Mirëpo, De Zerbi nuk u demoralizua nga kjo situatë dhe më 23 tetor 2017 u emërua trajner i Beneventos, klub që sapo ishte futur në Serie A atëbotë. Ndonëse klubi ra nga elita e futbollit italian në atë sezon, De Zerbi pranoi lavdërime për mënyrën e lojës që e bënte.

Aventura e tij e fundit në Itali ishte te Sassuolo, aty ku sipas ekspertëve ai tejkaloi pritshmëritë, duke përfunduar dy herë radhazi në vendin e tetë në tabelë.

De Zerbi futbollin e tij të bukur e ‘dërgoi’ edhe në Ukrainë, aty ku iu bashkangjit Shakhtar Donetskut. Atje, ai arriti të fitojë Superkupën e Ukrainës, mirëpo pas pushtimit rus të këtij vendi, ai u largua në korrik të 2022-tës.

Ardhja e tij në Premier League u ndikua nga disa episode. Në momentin që Chelsea shkarkoi trajnerin, Thomas Tuchel, ata iu vunë pas dhe nënshkruan me Graham Potter, trajnerit të atëhershëm të Brighton.

Kështu, “Seagulls” reaguan menjëherë dhe më 18 shtator 2022, zyrtarizuan ardhjen e trajnerit italian.

Emërimi i tij si trajner i Brighton shihej me shumë skepticizëm e këtë ia konfirmuan edhe ndeshjet e para të tij në tokën angleze, duke mos arritur të shënojë fitore në 5 përballjet e para.

Por, se çfarë do të vinte më pas për tifozët e Brighton, nuk ishte e parashikuar. As në ëndërrat e tyre nuk do mund ta imagjinonin më mirë.

Me futboll tejet të bukur, një mënyrë e lojës që gjithmonë nisej nga portieri e qendërmbrojtësit, De Zerbi me Brightonin i bën të gjithë për vete dhe kështu nisën misionin për kualifikim në Evropë dhe eventualisht të fitojnë një trofe të Kupës së Anglisë.

Të parën e arritën në mënyrë të jashtëzakonshme duke qenë ‘arrë e fortë’ për shumë klubë të mëdha në Angli, mirëpo në të dytën ishin shumë afër, por dështuan në fund.

Brighton arriti që të shkel në gjysmëfinalen e FA Cup, duke u eleminuar vetëm me penalti nga Manchester United.

Sezonin e kaluar, Brighton shënoi histori duke arritur të pozicionohet i gjashti në tabelë me 62 pikë të tubuara, duke lënë pas skuadra si Tottenham e Chelsea.

Suksesin e njejtë, De Zerbi me Brighton po e vazhdojnë edhe këtë fillim edicioni. Ndonëse, disa nga lojtarët kryesor si Caicedo e MacAllister u larguan nga klubi, Brighton nuk po ndalet me fitore, duke mos e ndjerë fare mungesën e tyre.

Brighton nuk e bazon suksesin e tij në emra të mëdhenj, mirëpo në lojtarë të rinj e që ‘gëzojnë’ talent. Këtë e konfirmon edhe 11-shja startuese e Brighton ndaj Manchester United, e cila kushtoi vetëm 17 milionë funte, gjersa shumica prej tyre ishin nënshkruar si transfere të lira.

De Zerbi përveç futbollit të bukur, po e përdor edhe autoritetin e tij, duke arritur të bind emra të mëdhenj që t’i bashkohen klubit, ndër ta ishte edhe nënshkrimi si huazim i Ansu Fatit për këtë sezon.

Duke nisur që nga Kauro Mitoma, Solly March, Pascal Gross, Danny Ëelbeck, Billy Gilmour e Leëis Dunk e në krye me super talentin Evan Ferguson, Brighton edhe këtë sezon pritet të jetë konkurrent kryesor për një pozitë që dërgon në Evropë e krejt kjo fal një njeriu, Roberto De Zerbit.

Brighton këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Evropës për herë të parë në histori të tyre, me klubin që padyshim është një nga konkurrentët kryesor për fitimin e këtij trofeu.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri