Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Një zarf i zi arrin në shtëpinë e BBVA për Efin dhe Luizin

Gazeta10
07 April 2023 - 14:24

Në mëngjesin e sotëm ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e BBVA, i cili është lexuar menjëherë nga Kiara, shkruna Gazeta10 .

Në zarf shkruhej se Luiz Ejlli dhe Efi kanë ftuar banorët për të thyer rregullat e Vëllait të Madh si dhe kanë bërë presion psikologjik.

Për këtë arsye, Vëllai i Madh fton dy banorët që nëse nuk munden që të respektojnë njëri-tjetrin dhe të luajnë në mënyrë dinjitoze, të largohem menjëherë nga shtëpia, përpara se të përjashtohen herë tjetër pa paralajmërim.

“Big Brother ka vënë re se në më shumë se një rast, Luizi dhe Efi provokojnë banorët duke i sfiduar banorët me thyerjen e rregullave, siç janë ftesat për të shkuar në tualet.Ky format televiziv funksionon sipas sjelljeve natyrale dhe reale të banorëve dhe jo provokimeve të sforcuara për të sfiduar njëri-tjetrin duke kaluar në presion psikologjik, i cili në kushte izolimi sa vjen dhe shtohet.Kjo lojë është konceptuar dhe funfksionon vetëm mbi bazën e respektit reciprok dhe aftësisë për të luajtur në mënyrë dinjitoze. Nëse nuk arrini ta bëni këtë Big Brother ju fton të largoheni nga kjo shtëpi menjëherë përpara se të përjashtoheni herë tjetër pa paralajmërim. Suksese”, thuhet në zarf./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.