
Në drejtim të kufirit të Jarinjës janë nisur automjetet të blinduara të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi që Policia e Kosovës ka marrë informata se “dikush” është mbledhur aty dhe se mund të hyjë nga Serbia sot dhe për siguri i kanë dërguar njësitet e veta.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Gazeta10 ka thënë se kanë pranuar informatën për ardhjen e disa protestuesve afër kufirit të Jarinës dhe se për këtë kanë dërguar automjetet që të sigurojnë kufirin.
“Është njëfarë informate që ka me ardhë disa protestues serbë që do të mbledhen dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë ai./Gazeta10