
Në emisionin ”Pasdite”, nxënësi i klasës VI, Kron Salihu, ndër më të suksesshmit në Kosovë në matematikë tregoi për suksesin e tij të arritur në Garën Ndërkombëtare të Matematikës ”Kangaroo” në Kosovë 2023 (MKC-K), ku në mesin e rreth 2 500 garuesve, ai arriti të dal i 7-ti.
Ndër të tjera, ai potencoi se për suksesin në garë kërkohet 90% punë dhe 10% talent, duke përmendur faktin se si shkollë, si klasë dhe në mënyrë individuale, kanë bërë përgatitje për detyra të ndryshme, duke shfrytëzuar të gjitha resurset që NYSS ofron për garuesit duke i stimuluar për konkurrencë.
Kroni foli edhe për pasionet dhe sukseset e tjera të tij, si në artin marcial Taekwondo me të cilin merret që nga mosha 6 vjeçare, ku mban brezin e kuq dhe është pretendent për brezin e zi, dhe për pasione dhe aftësi tjera si robotika, programimi – informatika, rubikoni, shahu etj.
Në fund, porosia e Kronit ishte: ”Kurrë mos u dorëzo nga ëndrrat tua dhe gjithmonë shtyji përpara edhe nëse ke shumë probleme sepse një ditë ato ëndrra dhe ato pasione do të të çojnë në një rrugë shumë më të mirë sesa nëse do ta kishe lënë atë rrugë apo pasion. /Gazeta10/