
Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës 2019, Loriana Kuka, garojnë në Grand Slamin e xhudos, që prej nesër deri të dielën mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Krahas sigurimit të podiumit, xhudistet tona do të kërkojnë të shtojnë në llogaritë e tyre pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris në vitin 2024.
Nora garon nesër në kategorinë -57 kg, ndërsa Loriana (-78 kg) të dielën.