
Nora Gjakova ka vazhduar sot performancën e saj në Grand Slamin e Abu Dhabit, raporton Gazeta10.
Kampionia olimpike e mundi në çerekfinale xhudisten serbe, Marica Perisic, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.
Kështu, xhudistja shqiptare kualifikohet në gjysmëfinale ku do të përballet me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.
Në raundin e parë, Gjakova mundi xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në raundin e dytë eliminoi holandezen, Pleuni Cornelisse./Gazeta10