Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Novak Djokovic triumfon në Australian Open

Gazeta10
29 January 2023 - 14:19

Tenisti serb Novak Djokovic ka triumfuar me 3:0 në sete ndaj grekut Stefanos Tsitsipas (6:3, 7:6 dhe 7:6) të dielën në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”.

Për Djokovicin ky ishte triumfi i dhjetë në “Australian Open” dhe njëherit Grand Slami i 22-të i fituar. Ai ka barazuar rekordin e spanjollit Rafael Nadal për Grand Slame të fituara në konkurrencë individuale.

Djokovic 35-vjeçar të hënën do të ngrihet në pozitën e parë në renditje botërore.

Greku Tsitsipas ka mbetur të presë për triumfin e parë në një Grand Slam.

Djokovicit vitin e kaluar i ishte mohuar pjesëmarrja në “Australian Open”, shkaku i rregullave për vaksinim kundër COVID-19

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.