
Media serbe “Novosti” ka raportuar se 3 policë kosovarë kanë përfunduar në duart e Policisë serbe teksa patrullonin në vijën kufitare.
Sipas saj aksioni i Policisë serbe ishte aksion special i koordinuar.
Novosti thotë se edhe presidenti Vuçiq është i njoftuar.
Lajmi i publikuar nga Novosti ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente dhe Gazeta10 do të ju mbajë të informuar me detajet e fundit.
Rikujtojmë se tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar pas vendosjes së kryetarëve të rinjë në veri të Kosovës. /Gazeta10