
Ish-ministri dhe mjeku, Ferit Agani ishte i ftuari i parë në formatin e ri të emisionit “Adresa” në Kanal10.
Agani, mes tjerash foli edhe për koalicionin Lista e Familjes, pjesë e së cilës ishte në zgjedhjet e 9-të shkurtit.
“Lista për Familjen ishte një koalicion politik i cili u krijua brenda një kohe të shkurtër, rreth një kauze shumë të qëndrueshme. Duke qenë se ato subjekte që u bashkuan e panë të arsyeshme se familja është në fokus të një procesi tejet patologjik të një shpërbërje, dhe krizave të njëpasnjëshme me dëme shumë deminzionale. U bashkuam, e bëmë një program politik e dolëm në garë. Për fat të keq nuk arritëm me siguru vendin në Parlament por e sigurua një përkrahje të qytetarëve. Mbi 20 mijë vota i ka pas koalicioni. Aktualisht Partia e Drejtësisë e vazhdon ende aktivitetin politik”, tha ai, përcjell Gazeta10.