Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk jetohet kështu” – Banorët e Cërnillës së Ferizajt tash e një muaj në mungesë të ujit, ankohen banorët

Gazeta10
26 February 2025 - 10:14

Banorët e fshatit Cërnillë të Ferizaj tash e një muaj po përballën me mungesë të ujit të pijshëm.

Gazetari Naim Kryeziu në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka raportuar nga fshati Cërnillë, nga ku ka dhënë detaje për vështirësitë që po u sjell mungesa e ujit të pijes banorëve të këtij fshati.

Tutje në këtë lidhje direkte ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje ku ka thënë se, në mungesë të ujit të pijes banorët kanë filluar të hapin puse për furnizim me ujë.

“Po tash e një kohë nuk kemi ujë edhe tash banorët e lagjes për me bë diçka për ujë i kanë qelë puse edhe kanë marr ujë dhe kemi fol me ujësjellës edhe na kanë thënë që ka problem e pompë, por që do të mundohemi ta rregullojmë…”, është shprehur qytetari. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.