
Në emisionin “Prime Time”, me gazetarin, Naim Sadiku, në Kanal 10, avokati Skender Musa, duke komentuar audio incizimet e bisedës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me ish deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, deklaroi që dy partitë (VV-ja dhe Lista Serbe) është dashur që të njoftojnë opinionin publik për bashkëpunimin e tyre.
Duke folur për incizimin në fjalë dhe deklartaën e Kusarit për të paditur gazetarët, avokati tha që gazetarët e kanë këtë detyra dhe bazë ligjore për të paditur ata nuk ka.
“Çdo padi ndaj gazetarëve do të jetë e kotë. Nuk ka si të arsyetohet, është skandal”, tha tutje avokati.
Musa tutja tha që redaksitë nuk i publikojnë të gjitha materialet por vetëm ato pjesë që vendos redaksia, andaj pretendimet për padi janë të kota.
“Kemi të bëjmë me dy persona me imunitet, kjo është ështje politike, çështje juridike nuk ka”, tha Musa. /Gazeta10/