Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja e zjarrtë mes Realit dhe Atleticos shkon në vazhdime

Gazeta10
10 January 2024 - 22:25

Nuk ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Real Madrid-Atletico Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Rezultati pas 90 minutave ishte 3:3, në një ndeshje spektakolare, shkruan express.

Hermoso fillimisht kaloi Atleticon në epërsi në minutën e gjashtë, para se Rudiger dhe Mendy të përmbysnin rezultatin në minutën e 20, respektivisht 29-të.

Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 37.

Në të 78-tën, Rudiger realizoi autogol, kurse Carvajal shënoi pas shtatë minutave për epilogun e 90 minutave.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas 30 minutave të vazhdimeve.

Në rast se nuk do të ketë fitues, penalltitë do të përcaktojnë finalistin e parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.