Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Nuk ka nevojë”- Kurti jep detaje pse nuk e takoi Lajçakun

Gazeta10
07 November 2023 - 18:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar të martën pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se “nuk ka nevojë ta takojë atë”, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se “gjithçka është në rregull” meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

Lidhur me këtë çështje, Kurti foli gjatë vizitës në fshatin Trebovic të Pejës, me c’rast vizitoi familjen egjiptase të Gëzim Sakut,  përfitues i projektit për ndërtimin e shtëpisë, në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.