
Akri Çipa, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë në “Prime Time”, në Kanal10 se është skeptik për takimet në Bruksel duke marrë parasysh që nuk kishte një takim mes Kurtit dhe Vuçiq dhe kështu nuk ndikon në shtensionim të situatës.
“Nuk kishte presion ndaj Serbisë për lirimin e policëve të rrëmbyer dhe u trajtua fare në fund. Nuk pati afat kohor për shtensionimin e situatës”, tha Çipa.
Çipa tutje tha se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrel gjendet në një format të quditshëm duke marrë parasysh që sot ishte i vetëm pasiqë Lajçak ndodhet në SHBA.
Sipas tij BE-ja ka mundur të bëjë shumë më shumë në shtensionimin e situatës, “ajo po toleron shumë të degradojë situata dhe Serbia të arrijë objektivat e saj nga kjo situatës në veri”.
“Nevoja për këto forca policore erdhi si domosdoshmëri e reagimit të masave dhe grupeve të strukturuara që krijuan tensione dhe dhunë në veri dhe forcat speciale nuk mund të largohen pa u larguar këto struktura”, tha Çipa.
Sipas tij ky takim solli pak duke marrë parasysh kapacitetin e madh të BE-së në tejkalimin e situatave të tilla.