
Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, raportohet se e ka pranuar një ofertë të majmë nga Arabia Saudite.
30 vjeçari është aktualisht i huazuar te Roma nga klubi anglez Chelsea, ku i ka realizuar 11 gola në 18 paraqitje.

Eksperti i transferimeve, Fabio Santini ka raportuar se Lukaku në vend që ta vazhdojë aventurën e tij me romakët, belgu e ka pranuar ofertën për të vajtur në ligën arabe.
Kalimi i tij pritet të ndodh në afatin e janarit. /Gazeta10/