Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Nusja e djalit të Ibrahim Rugovës dizajnon uniformat e FSK-së: Pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s

Gazeta10
13 February 2025 - 9:48

Dizajnerja dhe krijuesja e brendit “Bukur”, Blerina Kllokoqi-Rugova ka bërë të ditur se është duke dizajnuar uniformat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë Kosovës.
Në një video të publikuar në Instagram, ajo ka pohuar se të njëjtat uniforma të dizajnuara, do të jenë pjesë e rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në aleancën atlantike, NATO.

“Pra, sot kemi edhe një arsye më shumë për të festuar së bashku. Me krenari ju njoftojmë se brendi “Bukur” është përzgjedhur që t’i dizajnojë uniformat e Ushtrisë së Republikës së Kosovës që për ne si brend është një nderë shumë i madh dhe një arritje historike”.

“Jemi të parët në rajon që na është besuar një projekt i tillë dhe kjo tregon se krijimtaria dhe cilësia jonë janë edhe në nivelet më të larta. Këto uniforma do të jenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt NATO-s duke na vendosur në një nivel të ri. Pra, kjo është një dëshmi se vizioni dhe përkushtimi sjellin suksese të mëdha”, ka thënë Kllokoqi-Rugova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.