Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OEAK me Gabriel Escobar u diskutua rëndësia e integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor 

Gazeta10
28 August 2022 - 10:49

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se në takimin me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, është diskutuar rëndësia e integrimit ekonomik në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. 

Diskutimi u përqendrua po ashtu tek rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, në rëndësinë që kanë, siç është iniciativa për Ballkanin e Hapur, për të cilin për momentin institucionet e Kosovës janë ngurues që të bëhet Kosova”, ka thënë ai. 

Zeka në një intervistë për KP, ka thënë se OEAK e mbështetë iniciativën për Ballkanin e Hapur. 

Ne si Odë ekonomike Amerikane mbështesim iniciativën për Ballkanin e Hapur, ku kemi provuar që ta theksojmë rëndësinë e një iniciative si Ballkani i Hapur para Qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar që e njëjta të bëhet pjesë e diskutimeve ku formësohet korniza për një treg të përbashkët rajonal me emrin Ballkani i Hapur ose me ndonjë emër tjetër. Fatkeqësisht institucionet e vendit e shohin ndryshe këtë çështje”, thotë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.