
Rreth 20 kompani po marrin pjesë në panairin e parë pas pandemisë të organizuar nga Oda Amerikane në Kosovë, raporton Gazeta10.
Nita Prapashtica nga Oda Ekonomike Amerikane, ka thënë se ky panair është organizuar me qëllim të njoftimit të punëdhënësit dhe punëkërkuesve.
Më tej, ajo ka thënë se shpreson që ky panair do të ju sigurojë të rinjve orfera për punësim.
“Oda Ekonomike Amerikane e ka organizuar panairin e punës me qëllim të njoftimit të punëkërkuesve dhe punëdhënësve potencial. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm. Të gjithë janë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane. Është panairi i parë që kemi organizuar pas pandemisë dhe po shpresojmë që nga ky panair do t’ ju siguromë të rinjve oferta për punësim”, ka thënë ajo. / Gazeta10