Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ofertë astronomike nga Al Itthad për Salah – egjiptiani është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit

Gazeta10
01 September 2023 - 16:40

Mohamed Salah është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit, raporton Sky Sport News.

Egjiptiani është duke u kërkuar me ngulm nga Al Ittihad, ndërsa është bërë një tjetër ofertë në drejtim të përfaqësuesve të egjiptianit.

Sipas asaj që raporton Santi Aouna, Al-Ittihad bëri një ofertë astronomike për Mohamed Salah në orët e fundit.

Një kontratë deri në qershor 2027 është në tryezë me vlerë 500-600 milionë euro.

Marrëveshja përfshin tre vjet të drejta imazhi për rolin e ambasadorit në Arabinë Saudite.

Lojtari do të thotë “Po” nëse Liverpooli pranon ta shesë atë në orët e ardhshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.