Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oficeri i FSK-së dekorohet me medalje në Universitetin Army Logistics të ShBA-ve 

Gazeta10
28 August 2022 - 8:40

Nëntoger, Gzim Morina është dekoruar me medaljen “Army Achievement Medal”, për përfundimin e Kursit Bazik për Oficer të Logjistikës me sukses shumë të lartë në Army Logistics University të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes rrjetit social Facebook, transmeton Gazeta10.

Medalja “Army Achievment Medal”,  u ndahet oficerëve-kursantë që tregojnë perfomancë të lartë gjatë realizimit të kursit përkatës. 

Kjo shkollë përgatit oficerët në fushën e logjistikës, mbështetjen me klasa të furnizimit, organizimin e konvojeve taktike si dhe për operacione luftarake me shkallë të gjerë, si dhe mundësinë e përgatitjes për mbështetje logjistike njësive operacionale në terren. 

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimeve dhe shkollimeve të mbështetura nga partnerët, përgatitë kuadro profesionale dhe ngritë kapacitetet e saj operacionale me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s, duke rritur kështu ndërveprueshmërinë me partnerët tanë strategjik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.