Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ofrimi i shërbimeve administrative në Gjilan e Kamenicë

Gazeta10
13 October 2022 - 20:33

Komuna e Gjilanit dhe ajo e Kamenicës qëndrojnë mjaft mirë për sa i përket shërbimeve ndaj qytetarëve. Zyrtarë të tyre thonë se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritet i qeverisjeve të Vetëvendosjes, pasi që të dyja komunat udhëhiqen nga kjo parti.

Raporti: Luljeta Beselica, Kamera: Fisnik Slivova.

Ofrimi i shërbimeve digjitale, mbetet një sfidë për komunat e Kosovës.

Telashe për qytetarët paraqet mosfunksionimi i shpeshtë i E-kioskave, përmes së cilave kryhen shërbimet për t’u pajisur me dokumente të nevojshme.

Në mungesë të tyre, qytetarët detyrohen të presin pastaj në radhë nëpër sportelet e komunës, ose të përdorin platformën tjetër E-Kosova, e cila në masë të madhe ka lehtësuar punët administrative.

Në komunën e Gjilanit, qytetarët kryesisht shprehen të kënaqur me shërbimet që ofron ky institucion.

Por, ka edhe prej atyre që thonë se në kohën kur vjen mërgata duhet t’u jepet përparësi atyre, para të tjerëve që jetojnë në Gjilan.

Përveç platformës E-Kosova, është gati funksionalizimi edhe i platformës E-Komuna, përmes së cilës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Digjitalizimi i administratës në Gjilan, si dhe në Kamenicës është duke shkuar mjaft mirë, thonë zyrtarët e këtyre dy komunave.


Ata kanë shtuar se telashi i vetëm është me e-kioskat ku janë jashtë funksionimit.

Në Kamenicë thonë se qytetarët janë të kënaqur me shërbimet që ofron komuna, por pakënaqësi kanë me mungesën e rrjetit të kanalizimit, ujit, si dhe me praninë e mbeturinave.

Në këtë komunë e kanë parë të arsyeshme që një e-kiosk ta vendosin në pikëkalimin kufitar “Te Dheu i Bardhë”, në mënyrë që qytetarëve që janë duke udhëtuar për në Kosovë apo anasjelltas ta kenë më të lehtë pajisjen me dokumente./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.