Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Oj kafshë”, AGK reagon pas sulmit dhe pengimit të gazetares kosovare në Brezovicë

Gazeta10
16 December 2023 - 17:03

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pasi gazetarja Rinë Haziri është sulmuar dhe penguar gjatë punës së saj në Brezovicë. 

Ajo është penguar nga një qytetar derisa po raportonte. Sipas informatave të publikuara nga “lajmi.net”, personi në fjalë i ka kërkuar gazetares që mos ta incizojë dhe e ka fyer me fjalët “oj kafshë”.

Reagimi i plotë i AGK; 

Gazetarja Rinë Haziri sulmohet e pengohet në Brezovicë 

Gazetarja e Lajmi.net, Rinë Haziri, është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica. 

Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë. 

Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera. 

Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares, Rinë Haziri, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.