Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Gazeta10
12 March 2025 - 13:17

Ola Zenelaj në përplasjen me Gjestin i përmendi edhe disa gjëra nga Big Brother i kaluar, gjegjësisht kur ishte në Kosovë.

Banorja i tha se doli jashtë nga Drilon Rama, në televotimin kokë me kokë që kishte me të, nga një avantazh i Leos.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka ndarë një video në Instagram, me anë të cilës thotë se ‘vetëm kampionët shkruajnë histori’.

“Mund ta kthesh e ta sjellësh si të duash. Ti je vetëm rol dytësor, ndërsa këtu histori shkruajnë vetëm kampionët”, kanë qenë fjalët e Ramës.

Driloni tani pas mbarimit të BBVK po vazhdon të përkrahë Gjestin, pasi kishin një raport të mirë edhe sa ishin në Kosovë.

Gjesti menjëherë pas BBVK shkoi në BBVA, ku edhe ka bërë mbi 130 ditë brenda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.