Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Operacioni i Dybalas shkon me sukses, sulmuesi i Romës mbyll sezonin para kohe

Gazeta10
25 March 2025 - 17:57

Lajme të mirë nga infermieria e Romës për Paulo Dybalan. Sulmuesi argjentinas iu nënshtrua një operacioni sot, i cili ka rezultuar me sukses. 31-vjeçari pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Cagliarit përpara pushimit të Kombëtareve.

Lajmin për operimin e suksesshëm të Dybalas e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. “Operacioni që iu nënshtrua sot futbollisti Paulo Dybala ka rezultuar me sukses të plotë.

Në ditët në vijim Paulo do të fillojë rehabilitimin e tij në Trigoria.”, shkruan AS Roma. Një operim ky që ka mbyllur përfundimisht sezonin e sulmuesit të verdhekuqve. Dybala regjistroi 24 paraqitje në Serie A këtë sezon, 6 gola dhe tre asiste.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.