Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit të Kosovës

Gazeta10
13 July 2023 - 15:52

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo ka bërë që të ndërpritet senaca ne Kuvendin e Kosovës edhe pse Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga  deputetët ta tejkalojnë përleshjen e mëhershme në Kuvend pak më parë dhe të vazhdojnë me pikat tjera të rendit të ditës, por kjo gjë nuk është pranuar nga opozita.

Disa nga deputetët që shihen në bllokimin e foltores së Kuvendit janë Ganimete Musliu, Rashit Qalaj, Hykmete Bjarami, Pal Lekaj, Ilmi Reçica, Hajdar Beqa, Blerta Deliu-Kodra, Ariana Musliu-Shoshi, Eliza Hoxhaj e të tjerë.

Opozita kërkoi anulimin e seancës plenare gjersa Kryeparlamentari Glauk Konjufca u bëri thirrje deputetëve të Kosovës që ta marrin punën me qetësi dhe bashkërisht të tejkalohet kjo ditë të cilën ai e quan të vështirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.