Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Opozita e kritikon Komunën e Fushë Kosovës për menaxhimin e buxhetit

Gazeta10
04 December 2022 - 18:52

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Asamblistë të opozitës në Komunën e Fushë Kosovës kanë ngritur kritika për mënyrën se si po shfrytëzohet buxheti komunal. Ata kanë thënë se nuk po shohin investime sidomos për rinën e gratë. Ndërkaq, edhe nga kjo komunë kanë thënë se menaxhimi i financave ka qenë sfidues së fundmi.

Menaxhimi i financave në komunën e Fushë Kosovës, ka qenë sfidues gjatë këtij viti.

Kështu së paku është shprehur nënkryetari i kësaj komune, Fadil Krasniqi, i cili ka thënë se janë shfaqur pengesa të ndryshme në realizimin e projekteve.

Këto pengesa sipas tij, kanë ardhur si shkak i inflacionit e krizës energjetike.

Mirëpo, pavarësisht problemeve që u janë shfaqur, Krasniqi ka theksuar se komuna ka pasur në fokus kulturën dhe rininë.

Të pakënaqur me mënyrën se si është shfrytëzuar buxheti komunal janë shprehur asamblistë të opozitës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë thonë se nuk kanë parë investime, sidomos për rininë e gratë.

Për shkak të moskrijimit të “Grantit të Katërt i cili parashihte që për katër vite komunave t’u alokohen 600 milionë euro, kryetarë të komunave kanë thënë se u është pamundësuar që të kenë një buxhet më të madh, e më shumë financime të projekteve kapitale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.