Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Opozita kritikon komunën për mungesë të investimeve, kërkojnë më shumë transparencë

Gazeta10
30 November 2022 - 19:58

Raporti: Val Ajazi/Kanal10

Asamblistë të partive opozitare në Komunën e Vushtrrisë kanë ngritur kritika për mungesën e investimeve. Ata kanë thënë se nuk janë të informuar për mënyrën se si është shfrytëzuar buxheti komunal gjatë këtij viti, derisa kritikojnë të parin e Vushtrrisë për mostransparencë. Mirëpo, kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi ka thënë se përkundër buxhetit të kufizuar, janë munduar që të zgjidhin problemet me të cilat janë përballur qytetarët.

Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë edhe më tej për përballen me probleme të ndryshme për shkak të ujërave të zeza, e mungesës së investimeve në infrastrukturë.

Kështu së paku thonë asamblistë të opozitës në Komunën e Vushtrrisë të cilët kanë ngritur kritika për mënyrën se si është shfrytëzuar buxheti komunal gjatë këtij viti.

Ata kanë thënë se nuk kanë parë asnjë investim me vlerë deri më tani derisa janë shprehur se nuk janë të informuar as se si është shpenzuar buxheti.

Mirëpo, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ndonëse ka thënë se buxhetin e kanë pasur të kufizuar, është shprehur se janë munduar që të bëjnë investime në mënyrë që të zgjidhin problemet me të cilat janë përballur qytetarët.

Nga opozita kanë thënë se për shkak të vonesave në miratimin e buxhetit të komunës, ende shumë punë kanë mbetur pa u zgjidhur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.