Gazeta10

Optimizëm për takimet e shefit të NATO-s me Kurtin e Vuçiqin

Raporti: Arta Mustafa 

Takimet e paralajmëruara nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit në Bruksel janë parë si shenjë pozitive për dyja vendet. Sipas njohësve të zhvillimeve politike, këto vijnë pas deklarimeve të fundit nga dyja vendet, derisa sipas tyre, Stoltenberg do të ketë edhe mesazhe që do t’ua adresojë të dy liderëve, raporton Kanal10. 

Vetëm një ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të pres në takime të ndara liderët e dyja vendeve. 

E këto takime të paralajmëruara nga Soltenberg me Kurtin e Vuçiqin po shihen si pozitive nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve politike.   

Sipas profesorit universitar, Ibrahim Gashi, tensionet e shkaktuara në veri dhe deklaratat e vazhdueshme kërcënuese janë ndër arsyet kryesore që i kanë paraprirë këtij takimi.  

Kurse, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritro Arifi, këtë po e sheh si një takim vetëm sa për t’i shtrënguar duart, pasi që sipas tij, KFOR-i tashmë është në Kosovë dhe nuk pritet asgjë e re nga ky takim. 

Ndërkaq, sipas analistit, Nexhmedin Spahiu, ky do takim do të ketë për synim arritjen e një kompromisi për marrëveshjen finale, derisa ka dhënë edhe mesazhet të cilat, sipas tij, do ua adresojë Stoltenberg të dy liderëve. 

Ndryshe, takimet ndaras të Stoltenbergut me Kurtin e Vuçiqit, do të zhvillohen më 17 gusht, derisa liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen një ditë më pas në Bruksel.  

Këto takime vijnë vetëm tri javë pas tensioneve në veri të Kosovës. 

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët për në pikëkalimet kufitare, Jarinjë e Bërnjak, në shenjë të kundërshtimit të tyre lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit./Kanal10 

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë