Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Optimizëm për vendim pozitiv për vizat më 13 tetor

Gazeta10
30 September 2022 - 20:48

Futja në rend dite të diskutimit për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe sinjalet e shumë vendeve kundërshtare se do japin votën pozitive, ka rritur shpresat në Kosovë se ky proces i stërzgjatur do të marrë fund pozitiv. Njohësit e çështjeve politike, thonë se nëse edhe këtë herë nuk merret asnjë vendim, për qytetarët e Kosovës do të jetë dekurajuese, raporton Kanal10.

Raporti: Saranda Aliu, Kamera: Fisnik Slivova.

Më 13 tetor, në tavolinën e grupit punues të Këshillit Evropian, do të vendoset çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Shumë shtete dikur pesimiste, tani kanë shprehur gatishmërinë që të mbështesin finalizimin e këtij procesi dhe kjo ka rritur shpresat tek njohësit e këtij procesi që liberalizimi i vizave do të ndodhë.

Ata thonë se nëse edhe këtë herë nuk vendoset që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE, do të ishte mesazh tejet i rëndë për popullin.

Sipas tyre, Kosova ka përmbushur më shumë kritere në raport me shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, sipas njohësit Albinot Maloku, përparësi e liberalizimit të vizave është se qytetarët nuk do të maltretohen nga pritjet e gjata nëpër ambasada.

Çekia që mban presidencën e BE-së u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të arrijnë një konsensus të brendshëm për ta mbështetur heqjen e vizave për Kosovën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.