Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ORCA për Halloween shpërndan maska me fytyrat e profesorëve ‘plagjiatorë’

Gazeta10
31 October 2022 - 16:39

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka organizuar sot një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ata kanë shpërndarë maska me fytyrat “e të fikshmëve që janë përreth plagjiaturës së përbashkuar”.

Disa nga këto fytyra janë Bujar Dugolli, Ardian Kastrati, Selim Bezeraj.

“Sot për Halloween, na aktivistët e ORCA-s vendosëm të dalim e të shpërndajmë maska me fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar. Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35 vjeçare. Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre. Nuk ka gjë më të frikshme se kur Qeveria nuk merr masa për t’i zhdukë nga jeta publike, por koketon me ta për interesa të ngushta”.

Komunikata e plotë:

ÇKA KA MË TË FRIKSHME SE PLAGJIATURA?

Sot për Halloween, na aktivistët e ORCA-s vendosëm të dalim e të shpërndajmë maska me fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar. Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35 vjeçare. Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre. Nuk ka gjë më të frikshme se kur Qeveria nuk merr masa për t’i zhdukë nga jeta publike, por koketon me ta për interesa të ngushta

Prandaj, sot, për Halloëeen ne do të shpërndajmë maska të frikshme me fytyrat e frikshme të arsimit të lartë, të Universitetit të Prishtinës, le ta dijnë të gjithë sa e frikshme është situata në të cilën ndodhemi si shoqëri e në të cilën ndodhet universiteti më i rëndësishëm i vendit tonë.

Plagjiatura nuk kalon!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.