Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

ORCA: Shihet se asnjë emër me reputacion të mirë në UP nuk ka kandiduar për rektor

Gazeta10
08 November 2022 - 12:55

Organizata për arsimin “Orca” ka deklaruar se kandidaturat për rektor të Universitetit të Prishtinës, tregojnë se besimi në proces ka humbur dhe se duhen zgjedhje të reja në nivel universitar për të dalë nga situata e krijuar, raporton Gazeta10.

“Si për nga numri i kandidaturave, si për nga kualiteti shihet se asnjë emër me reputacion të mirë në UP nuk ka kandiduar për rektor. Fakti që në mesin e 6 kandidatëve kanë aplikuar njerëz me të kaluar të dyshimtë, si shembull të përfolur për afera korruptive, apo që kanë pasur pjesëmarrje aktive në sabotazhë të integritetit akademik të UP-së, tregon se shkarkimi i rektorit dhe situata aktuale po shërbejnë si mobilizim për grupet e interesit të cilat duan ta çojnë në regres Universitetin e Prishtinës”.

“Për më tepër, fakti që asnjë grua nuk është kandidate për rektor, është po ashtu shqetësues. Brengat e deritashme të shoqërisë civile për ngacmime seksuale dhe për seksizëm në UP, vërtetohen me faktin që asnjë grua nuk ka besim në këtë proces për të kandiduar si kandidate për rektor të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkohë, thuhet se ORCA do të fillojë mobilizimin me organizatat e shoqërisë civile për të kërkuar shpalljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e universitetit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.