
Organizatori i konferencës ku pritej të merrte pjesë edhe zvkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, Dushan Janjiq, ka dhënë detaje se si ndodhi kthimi i tij.
Janiq në një prononcim për Danasin, ka deklaruar se ndërlikimet për Bislimin u paraqiten që në kufirin e Merdares.
Ai më tej, ka thënë se “është bërë gjithçka që është dashur sipas marrëveshjes së Brukselit dhe ligjeve të Serbisë”. Teksa, ka shtuar se shpjegimi zyrtar i dhënë nga autoritetet serbe është se “nuk kanë mundur ta garantojnë sigurinë e Bislimit”.
Janiq ka thënë se autoritetet janë lajmëruar më herët për këtë gjë dhe se kthimi i Bislimit përcon një mesazh të keq.
“Unë mendoj që kjo con një mesazh të keq, që nuk mund ta garantojmë sigurinë e një personi, që erdhi të flasë për perspektivën evropiane të rajonit”, citohet të ketë thënë ai.