
Egzon Osmanaj nga Fordacioni Friedrich Ebert ka deklaruar se nga marrëvshja e arritur të shtunën në Ohër, fitues janë dy popujt e dy shtetet.
Kjo pasi sipas Osmanajt, çlirimi nga e kaluara është parakusht për të ecur në rrugën euro-atlantike, shkruan Gazeta10.
Por, sipas tij pavarësisht se kjo marrëvshje nuk zgjidh asgjë specifikisht, ajo çon drejt një zgjidhje në të ardhmën, që do të jetë edhe një marrëvshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme për dy vendet.
“Është një pikënisje e mirë, që çon në një marrëvshje ligjërisht të obligueshme. Në këtë marrëvshje janë dy elemente që përmenden nga BE-ja. Megjithatë nuk përmendet ndonjë afat kohor ndonjë datë e që është vështirë për ta matur se a ka qenë e suksesshme apo jo. Kjo është mënyra e vetme se si BE-ja mund t’i detyrojë palët për ta zbatuar ose jo.”, deklaroi Osmanaj në Politiko./Gazeta10