Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Ashtu siç diti Rugova të ndërtojë miq e aleatë, ashtu do t’i ruajmë ato

Gazeta10
21 January 2023 - 10:40

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

Osmani dhe Kurti vendosën edhe kurora lulesh te varri i Rugovës, teksa ish presidentin e kujtuan si njeriun që iu dha zë kërkesave të drejta për popullin e Kosovës për liri e pavarësi e njeriun që në ditët më të rënda për vendin, diti të krijoj miq e aleatë, që Osmani e Kurti u zotuan t’i ruajnë.

Presidentja Osmani tha se Rugova iu dha zë të gjitha kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot në këtë përvjetor e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Trashëgimia që ai la pas na shërbejnë si dritë e udhërrëfyes në përpjekjet për ta forcuar shtetin tonë. Siç diti Rugova të krijojë miq e aleatë në ditët më të rënda për vendin, ashtu do të vazhdojmë të mbrojmë e ruajmë aleancat që ai krijoi”, tha presidentja Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.