Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Osmani dyshohet se negocioi largimin e agjentëve të BIA-s”, Presidenca: Shpifje e rëndë, cenon sigurinë kombëtare

Gazeta10
07 Qershor 2024 - 15:31

Nga Presidenca e Republikës së Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së Bedri Elezit, i cili tha se ka dyshime që presidentja, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, janë përfshirë në spiunazh.

Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, në një postim në rrjetin social Facebook ka përgënjeshtruar deklaratën e Elezit, duke paralajmëruar se menjëherë do ngritet padi ndaj tij për shpifje të rëndë.

Presidenca ka theksuar se deklarimet e tilla cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

 “Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.

Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”, shkroi Kupina.

Më tej presidentja Osmani u ka bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat sipas saj, dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.