Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani i çon dy këshilltarë në varrimin e babait të Thaçit dhe një kurorë në emër të saj

Gazeta10
18 March 2025 - 14:42

Presidentja Vjosa Osmani ka dërguar dy këshilltarë të saj në varrimin e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, për t’i dërguar familjes një telegram ngushëllimi në emër të saj, si dhe një kurorë po ashtu në emër të presidentes.

Këshilltari Ismet Krasniqi dhe gjeneral Sefer Isufi, këshilltar ushtarak i presidentes, bënë homazhe gjithashtu në Skenderaj në palestrën “Ilaz Kodra”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00 në fshatin e tij të lindjes, në Burojë.

Osmani aktualisht ndodhet në Berlin të Gjermanisë ku mori pjesë si folëse në “The World Forum”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.