
Me rastin e përfundimit të mandatit të tyre, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë në KFOR, raporton Gazeta10.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medalje Presidenciale Ushtarake udhëheqësit ushtarakë amerikanë të KFOR-it në Kosovë me rastin e përfundimit të mandatit të tyre.
Në njoftimin e Zyrës së Presidentes thuhet se Osmani ka falënderuar ushtarakët për sigurinë e ofruar për qytetarët e Kosovës.
“Pasi që ka falënderuar të tre ushtarakët amerikanë dhe gjithë ushtarë e KFOR-it për angazhimin e tyre për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, Presidentja Osmani theksoi se lidershipi i tyre ka luajtur rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon në një kohë të ndjeshme”, thuhet në njoftim,
Tutje, ajo është shprehur se marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale.
“Populli i Kosovës është përherë falënderues ndaj kontributit të pazëvendësueshëm dhe të çmuar të Ushtrisë amerikane dhe ushtrive të tjera aleate për paqen dhe stabilitetin. Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë ekzistenciale dhe nuk do të ndalemi në angazhimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës”, ka theksuar Osmani në këtë ceremoni./Gazeta10