Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani ka kundërshtuar thirrjet e homologut slloven, thotë se shkelet Kushtetuta

Gazeta10
07 September 2022 - 19:08

Raporti Gresa Bardhecaj/Kanal10

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor i ka bërë thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë menjëherë nga presidentja Osmani, e cila ka thënë se asociacioni bie ndesh me kushtetutën e vendit, shkruan Kanal10.

Nga kryeqyteti serb erdhi në Prishtinë me porosi të njëjtë.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka kërkuar nga drejtuesit e shtetit që të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë në kuadër të dialogut.

Ai u prit nga homologia e tij, presidentja Vjosa Osmani, derisa në konferencën për media ka theks të veçantë i dha formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që të implementohen marrëveshjet e arritura, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte po ashtu për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë i kam thënë edhe Osmanit që të gjendet një zgjidhje që të arrihet kjo marrëveshje, unë nuk e di nëse ka alternativa, por derisa nuk ka propozime nga palët, vlen marrëveshja e arritur më parë”, tha Borut Pahor – President i Sllovenisë.

Derisa presidentja Osmani, kundërshtoi se një asociacioni nuk mund të formohet pasi është në kundërshtim me Kushtetutën.

Presidenti slloven është përgjigjur edhe për përplasjen e fundit me Serbinë rreth njohjes së Kosovës.

“Sllovenia dhe Serbia sa i përket Kosovës kanë qëndrime të ndryshme, ne këtë shtet e kemi pranuar, Serbia nuk e ka pranuar. Mendoj që kjo deklaratë ishte tendencioze, por ajo që është, është një ripërsëritje e asaj që ekziston, por unë edhe në konferencën e Beogradit kam thënë që nuk duhet të rrezikohet perspektiva evropiane dhe të kërcënohet siguria e saj“, tha Borut Pahor – President i Sllovenisë

Shefi i shtetit slloven bëri të ditur se në Samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, do të flasin për tema, si përshpejtimi i negociatave për shtetet që kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.