Gazeta10

Osmani kërkon të ulen tensionet në veri: Dialogu me Serbinë duhet që të vazhdojë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që është edhe kryesues i OSBE-së, tha se ky institucion e mbështet fuqishëm dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.

Sipas tij, duhet që të ulen tensionet në veriun e Kosovës dhe se dialogu duhet që të vazhdojë.

Ai këto deklarime i bëri pas takimit që pati me ministren  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku potencoi se kjo vizitë do të ofrojë një pasqyrë të qartë të punës së OSBES në Kosovë.

“Dëshiroj që të jep mirënjohje për ministren Gërvalla për sot, siç po e shin se janë dy flamuj që jam në cilës të dyfishtë, deklarata ka elementë kombëtare dhe të BE-së. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë, jemi fqinjë të derës së parë, jemi dakorduar që të kemi investime në fqinjësi të mirë. Sot vizita në Prishtinë i përkushtohet misionit të OSBE në Kosovë. Kemi pasur një takim të frytshëm. Qëllim është që t’i inkurajojmë institucione që të bazohen në OSBE”.

“Ne mbështesim fuqishmit dialogun nga BE dhe inkurajojmë progresin për deklaratën për personat e pa gjetur. Të kemi dialogun si prioritet, dialogu është dëshmuar që të jetë i frytshëm. Jemi të lumtur që e kemi mirëpritur takimin në Ohër ne e mbështesim marrëveshjen”.

“Thash edhe dje në Beograd, po e potencoj edhe sot në Kosovë se është me rëndësinë që të ulen tensionet në Kosovën veriore që të vazhdoj dialogu. Kjo vizitë do të na ofrojnë një pasqyrë të qartë të punës se OSBE-së në Kosovë. Fokusi ynë është për të rinjtë, sepse Kosova ka shumë rini. Mesazhi imi është se gjenerata e ka një rol për krijimin e paqes. Nuk ka të ardhëm pa të rijnë”, tha ai./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën