Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Kongresi Amerikan po luan rol kyç në sigurinë dhe paqen e Kosovës

Gazeta10
23 November 2024 - 22:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax një delegacion të Kongresit amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.

Në takim, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë, si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.

Osmani ndodhet për vizitë pune në Kanada ku do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Halifax./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.