
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier ku me një postim në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se me ambasadorin amerikan, kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe për fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, transmeton Gazeta 10.
Sipas statusit, në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare./ Gazeta 10